Në bregun verior të Egjiptit ka nisur ndërtimi i termocentralit të parë bërthamor nga kompania ruse e energjisë Rosatom , sipas një njoftimi të përbashkët të kompanisë dhe autoriteteve egjiptiane.
Termocentrali bërthamor në El-Dabaa është i pari që do të ndërtohet në Egjipt dhe është planifikuar të përbëhet nga katër njësi, secila prej të cilave do të ketë një kapacitet prej 1200 MW sipas njoftimit të postuar vonë dje nga Autoriteti Egjiptian i Energjisë Bërthamore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Ministri egjiptian i Energjisë, Mohammad Shaker tha se derdhja e betonit për njësinë e parë shënoi një “ngjarje historike” për Egjiptin, e mundësuar nga bashkëpunimi egjiptiano-rus .
Egjipti filloi të shqyrtonte mundësinë e ndërtimit të një centrali bërthamor në El-Dambaa në vitet 1980. Kontratat për termocentralin hynë në fuqi në vitin 2017 , por fillimi i ndërtimit u vonua për disa vite.
Rosatom muajin e kaluar mori miratimin nga autoriteti rregullator përkatës egjiptian për të filluar ndërtimin e njësisë së parë.
Njoftimi nuk jep detaje mbi koston apo afatin kohor të ndërtimit. Në vitin 2016, Egjipti tha se shumica e kostove të ndërtimit do të mbuloheshin nga një kredi ruse prej 25 miliardë dollarësh .
Centrali bërthamor do të përdorë reaktorë të ujit nën presion , të ngjashëm me ata që gjenden në centralet bërthamore në Novovoronezh dhe Leningrad në Rusi, dhe në një central bërthamor në Bjellorusi që u lidh me rrjetin në nëntor 2020, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Ai kërkon gjithashtu të rrisë peshën e densitetit nominal të energjisë nga burimet e rinovueshme të energjisë në 40% në 2030 dhe në 42% deri në 2035./FolDrejt/