Qeveria e Federatës Ruse miratoi një vendim që urdhëron pezullimin e publikimit të të dhënave për prodhimin e naftës dhe gazit deri më 1 prill 2024, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Zëvendëskryeministri Aleksandar Novak tha se Rusia do të ulë prodhimin e naftës në 515 milionë tonë këtë vit, që është 20 milionë tonë më pak se në vitin 2022.
Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe zyrtarët theksuan se të dhënat për prodhimin e naftës dhe gazit nuk do të jenë të disponueshme deri në prill të vitit të ardhshëm.
“Në listën e detajuar të produkteve për të cilat janë pezulluar statistikat, ka përzierje të naftës dhe gazit, vaj të shkripëzuar si dhe kondensata gazi të paqëndrueshme”, shkruan Kommersant.
Për më tepër, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një vendim për të lejuar dërgimin e naftës në vendet mike pa vendosur një tavan çmimi.
Në mes të masave dhe kundërmasave midis Perëndimit dhe Rusisë, Vladimir Putin më herët mori një vendim për të ndaluar dërgimin e naftës dhe produkteve të naftës nën tavanin e çmimit pa lejen e tij personale. Ky dekret u nënshkrua nga presidenti rus më 27 dhjetor. /FolDrejt/