Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Apple-n me 400,000 rubla (4,274 dollarë) për mos fshirjen e përmbajtjes “të pasaktë” në lidhje me situatën në Ukrainë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS.
TASS tha se ishte hera e parë që Apple ishte gjobitur për këtë shkelje.
Për vite me radhë, Moska është përplasur me kompanitë e mediave sociale për përmbajtjen, censurën, të dhënat dhe përfaqësimin lokal. Por kjo është përshkallëzuar që kur Rusia dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë vitin e kaluar.