Sulmet ruse goditën qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, ka thënë guvernatori rajonal, vetëm disa orë pas një vizite të papritur të ministres së Jashtme gjermane me homologun e saj ukrainas, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Annalena Baerbock premtoi mbështetje të mëtejshme gjermane për Kievin në udhëtimin e saj të paparalajmëruar, por kryediplomati i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se refuzimi i Berlinit për të dërguar tanke luftarake vendit të tij po i kushtonte jetë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz kohët e fundit ra dakord t’i siguronte Ukrainës mjete luftarake këmbësorie Marder, të kërkuara prej kohësh nga Kievi në betejën e tij kundër pushtimit rus./FolDrejt/