Asnjë reaktor nuk është dëmtuar, thotë Kievi.
Forcat ruse goditën termocentralin bërthamor Pivdenukrainsk në rajonin jugor të Mykolayiv , por reaktorët e tij nuk u dëmtuan dhe po funksionojnë normalisht, njoftoi sot kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës Energoatom, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Një shpërthim ndodhi 300 metra larg reaktorëve dhe ndërtesat e dëmtuara në centralin bërthamor, shtoi Energoatom në një deklaratë.
Sulmi dëmtoi gjithashtu një stacion hidroelektrik aty pranë dhe linjat e furnizimit, tha kompania ukrainase./FolDrejt/