Një avion rus lëshoi një raketë pranë një avioni britanik që patrullonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi më 29 shtator, tha sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar pezulloi patrullimet pas incidentit dhe i shprehu shqetësimet e saj ministrit rus të mbrojtjes, tha Ben Wallace në parlament të enjten. Rusia u përgjigj duke thënë se incidenti ishte një mosfunksionim teknik, shtoi ai, raporton Al Jazeera.
Wallace tha që Mbretëria e Bashkuar ka rifilluar patrullimet, me përcjellje të avionëve luftarakë. Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme ndaj komenteve të tij nga Moska./FolDrejt/