Në një deklaratë të Këshillit Bashkiak të Mariupolit, thuhet se forcat ruse hodhën nga ajri dy bomba shumë të fuqishme në Mariupol, ku po vazhdojnë sulmet e ushtrisë ruse, dhe për pasojë qyteti u përball me një shkatërrim edhe më të madh.
Ushtria ruse hodhi dy “bomba shumë të fuqishme” në qytetin ukrainas Mariupol, thanë autoritetet lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë në llogarinë në rrjetet sociale të Këshillit Bashkiak të Mariupolit, thuhet se forcat ruse hodhën nga ajri dy bomba shumë të fuqishme në Mariupol, ku po vazhdojnë sulmet e ushtrisë ruse, dhe për pasojë qyteti u përball me një shkatërrim edhe më të madh.
“Armiku vazhdon të shkatërrojë me egërsi qytetin ukrainas të Mariupolit. Forcat ajrore ruse hodhën sot dy bomba ajrore shumë të fuqishme. Qyteti iu nënshtrua një shkatërrimi edhe më të madh”, thuhet në deklaratë.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, është denoncuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar dhe ka shkaktuar sanksione dhe kontrolle të eksportit nga Perëndimi dhe aleatët. Pasojat ekonomike janë përkeqësuar nga një ikje e firmave globale nga Rusia.
Të paktën 925 civilë janë vrarë gjatë luftës dhe 1.496 janë plagosur, sipas të dhënave të OKB-së.
Megjithatë, OKB-ja paralajmëron se shifrat reale janë “dukshëm më të larta”./FolDrejt/