Rusia i ka dorëzuar Bjellorusisë një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore S-400, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
“Një sistem tjetër raketor S-400 ka mbërritur në Bjellorusi. Sistemi duhet të hyjë së shpejti në detyrë luftarake. Në terrenet e stërvitjes në Rusi, ushtarët bjellorusë iu nënshtruan trajnimit të plotë për përdorimin luftarak të sistemeve të mbrojtjes ajrore”, thuhet në njoftim, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha në dhjetor 2022 se vendi kishte vendosur sisteme raketore ruse S-400 dhe Iskander në territorin e tij./FolDrejt/