Të premten, Gjykata Penale Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren e presidentit rus për të drejtat e fëmijëve Maria Alekseevna Lvova-Belova, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Urdhri për arrestimin e presidentit rus nuk ka asnjë bazë dhe nuk është në përputhje me ligjin”, thuhet në një deklaratë të shkurtër sot nga Moska, e cila vendosi të hakmerret me të njëjtën masë.
Në këtë drejtim, Komiteti Hetues i Federatës Ruse nisi procedimin penal kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, të cilët duan ta shohin Putinin pas hekurave.
“Komiteti Hetues i Federatës Ruse filloi një procedim penal kundër prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, Karim Ahmad Khan.
Përveç tij, mandate do të lëshohen edhe për gjyqtarët Tomoko Akane, Rosario Salvatore Ajtali dhe Sergi Gerardo Ugalda Godines”, thuhet në njoftimin e komisionit për Telegram. /FolDrejt/