Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova sot i kërkoi ambasadorit gjerman në Moskë të qartësojë statusin e Gjermanisë në luftën e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme (Annalena Baerbock) thotë se vendi i saj, së bashku me vendet e tjera, është në luftë me Rusinë. Po kjo ministri nuk e konsideron vendin e saj palë në konflikt. Duke marrë parasysh këto deklarata kontradiktore, ambasadori gjerman në Rusi duhet të sqarojë këtë”, shkroi Zakharova në Telegram, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Të mërkurën, Baerbock, duke folur në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, tha se “Gjermania tashmë është në luftë me Rusinë”.
Ministria e Jashtme gjermane të enjten tha se ofrimi i mbështetjes për Kievin nuk e bën Gjermaninë palë në konfliktin në Ukrainë./FolDrejt/