Pretendimet se Rusia qëndron pas sulmit në tubacionin e gazit Nord Stream janë marrëzi, sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan The Guardian.
Udhëheqësit europianë kanë thënë se sabotimi është shkaku më i mundshëm i rrjedhjeve në dy tubacionet e gazit Nord Stream midis Rusisë dhe Europës, pasi sizmologët raportuan për shpërthime rreth tubacioneve të Detit Baltik.
Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet në lidhje me pretendimet.
“Kjo është e parashikueshme dhe gjithashtu një marrëzi. Ky është një problem i madh për ne sepse, së pari, të dy linjat e Nord Stream 2 janë të mbushura me gaz – i gjithë sistemi është gati të pompojë gaz dhe gazi është shumë i shtrenjtë. Tani gazi po “fluturon” në ajër,” tha ai.
Ai tha se incidenti duhej të hetohej dhe se nuk dihej koha për riparimin e tubacioneve të dëmtuara. Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se fushata ushtarake në Ukrainë do të vazhdojë “në minimum” deri në “çlirimin” e “Republikës Popullore të Donetskut”./FolDrejt/