Ushtarët ukrainas janë skeptikë që paqja me shtetin fqinj me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Evropian është mundur, përderisa Rusinë e drejton një udhëheqës si Vladimir Putin.
Madje ata thonë se sulmet ruse drejt tyre janë duke u zhvilluar vazhdimisht.
“Për tre ditë pushuan krismat. Krejt papritur ata u hapën me granatahedhës dhe armë zjarri. Një mortajë fluturoi sipër dhe ra në fushën pas nesh”, tha Oleh Surhov, ushtar ukrainas.
Se Rusia ia ka vendosur armën në kokë Ukrainës po thotë edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Prandaj para ligjvënësve të vendit të tij ai u rizotua për gatishmërinë e Britanisë për të kontribuar në çdo vendosje të re të NATO-s, për të mbrojtur aleatët në Evropë.
Këto kërcënime nuk po i merr seriozisht Rusia, e cila të martën nisi stërvitje te reja ushtarake në Krime, vend që Moska e ka aneksuar nga Kievi. Në të po marrin pjesë 6,000 trupa dhe të paktën 60 avionë luftarakë.
Në anën tjetër, SHBA-të së bashku me qeveritë e tjera anëtare të NATO-s kanë shtuar praninë mbrojtëse në Evropën Lindore, për t’i dalë në ndihmë Ukrainës në rast të ndonjë veprimi ushtarak rus.