Shoqëria Energjitike e cila kontrollon zbatimin e të drejtës europiane mbi Europën lindore dhe juglindore, ka theksuar se gazsjellësi i ri rus është kundër të drejtës europiane, shkruan media gjermanofone STANDARD. Ky projekt parasheh ndërtimin e gazsjellësit 400 kilometra të gjatë nga kufiri bullgaro-serb deri te Horgoshi, pranë Hungarisë.
Pas dështimit rus për të sjellë gazin rus përmes Bullgarisë në 2014 (Southstream), tashmë Rusia ka arritur të sjellë në jetë dy projekte të reja – Nordstream 2 dhe TurkishStream që do sjell gazin në Europë përmes Gjermanisë dhe Ballkanit dhe që do nxjerte jashtë loje Ukrainën si vend transit, përcjell foldrejt.com. Ky projekt mbështetet në Ballkan nga Serbia dhe Hungaria, nga ku gazi më pas do rrjedhë drejt Austrisë.
Përkundër presioneve perëndimore, duket se pala serbe nuk kërkon të tërhiqet nga projekti, kurse Maqedonia e kryeministrit Zoran Zaev ka mohuar kalimin e gazit rus përmes territorit të saj.
Për rikujtim: Southstream dështoi si projekt, pasi Komisioni Europian potencoi shqetësimin se projekti i bashkëpunimit me Gazprom-in nuk është konform të drejtës së Shoqërisë Energjitike. Në qershor 2014 Komisioni i BE solli edhe një hetim kundër marrëveshjes së Bullgarisë, ku e detyroi këtë vend që të ndalonte ndërtimin e gazsjellësit. Ngjashëm, në Maqedoninë Veriore erdhi deri të rrëzimi i qeverisë pro-ruse të Nikola Gruevskit dhe zëvendësimin e saj me pro-perëndimorët socialdemokrat.
Lindën pyetja, çfarë masa do marrë BE për të ndaluar projektet e radhës të Rusisë kundër Serbisë dhe Hungarisë, kur dihet që Gjermania e Angela Merkelit ka lejuar ndërtimin e Nordstream 2?/Foldrejt.com