Moska ka fonde për të mbështetur katër rajone të Ukrainës, të cilat presidenti Vladimir Putin filloi t’i aneksojë javën e kaluar, tha ministri i Financave i Rusisë.
Anton Siluanov shtoi se fondet janë pjesë e buxhetit të vendit, por nuk tha se sa do të shpenzohen.
Rusia shpalli aneksimet e rajoneve, pasi mbajti ato që i quajti referendume në zonat e pushtuara të Ukrainës, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv
Qeveritë perëndimore dhe Kievi thanë se votat shkelnin ligjin ndërkombëtar dhe ishin shtrënguese dhe jo-përfaqësuese.