Rusia ka informuar Izraelin se e di vendndodhjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Media izraelite, “Channel 12”, duke cituar zyrtarë izraelitë që duan të mbeten anonim, shkruan se rusët nuk duan t’i shkaktojnë dëm liderit ukrainas, por synimi i tyre është ta arrestojnë gjallë.
Nuk ka asnjë prononcim nga zyrtarët ukrainas mbi raportimin, shkruan AA.
Të dielën, kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin në një përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim në Ukrainë./FolDrejt/