Duke deklaruar se është kryer sulm me armë me precizion të lartë kundër pozicioneve të grupit nacionalist “Sektori i Djathtë” në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, Konashenkov deklaroi se në sulm u vranë rreth 200 ushtarë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes i Rusisë, Igor Konashenkov, njoftoi se kanë goditur depot e municioneve të nevojshme për armët e dërguara nga SHBA-ja dhe vendet evropiane në rajonin e Odesës të Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Konashenkov bëri deklarata për veprimet e njësive ushtarake ruse në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Duke deklaruar se është kryer sulm me armë me precizion të lartë kundër pozicioneve të grupit nacionalist “Sektori i Djathtë” në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, Konashenkov deklaroi se në sulm u vranë rreth 200 ushtarë.
Duke u shprehur se rreth 60 ushtarë, 7 automjete të blinduara dhe depo municionesh u goditën në sulmin ndaj Brigadës së 81-të të Avionëve të Forcave të Armatosura të Ukrainës në rajonin e Donetskut, Konashenkov tha: “Pranë vendbanimit Belenkoye në rajonin e Odesës, u shkatërruan me armë të precizionit të lartë depot e municioneve të nevojshme për armët e dërguara nga SHBA-ja dhe vendet evropiane”.
Duke thënë se në 24 orët e fundit nga njësitë taktike luftarake ajrore ruse, njësitë raketore dhe artilerike u shkatërruan 7 qendra menaxhimi, 5 depo municionesh, 2 tanke karburanti, ushtarë dhe pajisje ushtarake, Konashenkov tha se janë rrëzuar helikopter të tipit Mi-24 dhe 4 mjete ajrore pa pilot dhe janë kapur 4 raketa balistike “Toçka-U” dhe 5 raketahedhës me shumë tyta “Uragan”.
Që nga fillimi i luftës, Konashenkov ka deklaruar se janë shkatërruar 257 avionë, 143 helikopterë, 1.568 mjete ajrore pa pilot që i përkasin ushtrisë ukrainase, si dhe 356 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 4.106 tanke dhe automjete të blinduara, 759 raketahedhës me shumë tyta, 3.160 obusë dhe mortaja, dhe 4.392 automjete speciale ushtarake./FolDrejt/