Rusia është ankuar vazhdimisht se dërgesat e saj me drithëra dhe plehra, megjithëse nuk janë në shënjestër të drejtpërdrejtë nga sanksionet perëndimore, janë bllokuar në mënyrë efektive sepse nuk ka akses në financa, sigurime dhe porte për shkak të sanksioneve.
Rusia përsëriti sot se insiston për akses të papenguar në tregjet botërore kur bëhet fjalë për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave, pas një shkëmbimi të plotë pikëpamjesh me zyrtarët e OKB-së në Gjenevë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Jashtme ruse nuk tha në një deklaratë nëse Moska është e gatshme të rinovojë Iniciativën e Detit të Zi të rënë dakord në korrik që lejoi Ukrainën të rifillojë eksportet e drithërave, të cilat skadon më 19 nëntor./FolDrejt/