Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani nëse Perëndimi ndalon naftën ruse, shkruan BBC.
Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se një veprim i tillë do të çonte në “pasoja katastrofike” për furnizimin global dhe do të çonte në dyfishimin e çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi.
SHBA-ja diskutoi mundësinë me aleatët e saj si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë planin.
BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia./abcnews.al