Rusia u zotua se do të merrte masa shtesë nëse NATO do të dërgonte forca të armatosura në Ukrainë, pasi Kremlini dislokoi rreth 4 mijë trupa në kufirin e diskutueshëm.
“Një skenar i tillë do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve pranë kufirit të Rusisë dhe sigurisht që do të kërkonte masa shtesë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Megjithatë, ai theksoi se me këtë lëvizje, Rusia nuk ishte duke kërcënuar Ukrainën, përkundër një deklarate të mëparshme që paralajmëronte luftë në Donbass.
Së fundmi, mediat kanë publikuar pamje të qindra tankeve dhe automjeteve të tjera të rëndë ushtarake duke u afruar në kufirin me Ukrainën.