Ministria ruse e Mbrojtjes ka kërcënuar se “do të kryejë sulme në qendrat kryesore, përfshirë ato në Kiev”.
Zëdhënësi kryesor, Igor Konashenkov, tha se Ukraina do të përballet me këto sulme, nëse nuk ndalon “aktivitetet armiqësore dhe sulmet” në Rusi.
Rusia më herët tërhoqi trupat e saj nga rajoni i Kievit pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë kryeqytetin, por sërish mund të kryente sulme ajrore me rreze të gjatë.
Konashenkov tha se Forcat Ajrore Ruse kishin shkatërruar objektiva ushtarake në Ukrainë “duke përfshirë një post komandimi, tre depo me armë artilerie raketore dhe gjashtë grupime të pajisjeve ushtarake ukrainase”.