Rusia kërcënon se do të mbyllë gazsjellësin e saj me Gjermaninë, nëse Perëndimi vijon me planet për të ndalur importin e naftës ruse.
Zv.kryeministri Novak deklaroi se një lëvizje e tillë, do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin global dhe çmimi i naftës do të arrinte në 300 dollarë për fuçi, transmeton Fol Drejt.
ShBA-ja është duke vlerësuar një plan të mundshëm, së bashku me aleatët, për të ndaluar naftën ruse si dënim për pushtimin e Ukrainës. Por kjo gjë tashmë është kundërshtuar nga Gjermania, Holanda dhe Hungaria.
Aktualisht, BE-ja merr 40% të gazit dhe 30% të naftës nga Rusia dhe nuk është e lehtë të gjendet një furnizues tjetër nëse kjo linjë ndërpritet./FolDrejt/