The Guardian shkruan se Moska ka kërkuar që të mbahet një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjatë ditës së sotme për të diskutuar situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, zëvendësambasadori i Rusisë në OKB Dmitry Polyanskiy ka deklaruar se Rusia e do një takim urgjent për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Centrali bërthamor, më i madhi në Evropë, është marrë nën kontroll nga trupat ruse dhe është goditur nga bombardimet e vazhdueshme gjatë javëve të fundit, duke rritur frikën për një fatkeqësi bërthamore.
Por ende nuk ka ndonjë konfirmim nga ana e OKB-së, nëse ky takim do të realizohet./FolDrejt/