Rusia, Kina dhe Irani do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare në Gjirin e Omanit nga 15 deri më 19 mars, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
“Në përputhje me marrëveshjet midis forcave të armatosura të Rusisë, Kinës, Iranit dhe vendeve të tjera, forcat detare të Kinës, Iranit, Rusisë dhe vendeve të tjera do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta detare “Rripi i Sigurisë Detare-2023” në Gjirin e Omanit nga 15 deri më 19 mars”, thuhet në mesazhin e publikuar në llogarinë zyrtare të ministrisë në rrjetin social Wichet.
Në fund të shkurtit, në Oqeanin Indian u mbajtën manovra të përbashkëta detare të Rusisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. /FolDrejt/