Në një njoftim të qeverisë ruse thuhet se ka përfunduar pagesa prej 117 milionë dollarësh për obligacionet të emërtuara në dollarë.
Qeveria ruse njoftoi se ka bërë pagesën për obligacionet në vlerë prej 117 milionë dollarë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një njoftim të qeverisë ruse thuhet se ka përfunduar pagesa prej 117 milionë dollarësh për obligacionet të emërtuara në dollarë.
Për shkak të ngrirjes së rezervave ndërkombëtare të Rusisë me vlerë prej 300 miliardë dollarë, ekzistonte mundësia e mospërmbushjes së detyrimeve si pasojë e procesit të shlyerjes së borxhit të jashtëm në bazë të obligacioneve.
Në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së thuhet se investitorët amerikanë u liruan nga pagesa e borxhit të bërë nga Rusia.
Ndërkohë, janë shfaqur paqartësi nëse bankat do të pranojnë pagesat ruse në valutë të huaj për shkak të shqetësimeve për sanksionet./FolDrejt/