Forcat ruse kanë kryer sulme në orët e mëngjesit në rajone të ndryshme të Ukrainës, njoftuan autoritetet ukrainase.
Ndërsa shpërthime u dëgjuan në disa pjesë të Ukrainës në mëngjes, alarme për sulm ajror u lëshuan në disa qytete, veçanërisht në kryeqytetin Kiev, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Guvernatori i rajonit Dnipro, Valentin Reznichenko, tha në median sociale se forcat ruse kryen sulme të rënda artilerie kundër qyteteve Marganets dhe Nikopol në rajon dhe se në shënjestër ka qenë infrastruktura energjetike.
Kryetari i bashkisë së qytetit Lutsk, Igor Polishchuk, tha në një deklaratë se forcat ruse goditën infrastrukturën energjetike në qytet me raketa dhe u ndërpre energjia elektrike në një pjesë të qytetit.
Gjithashtu u raportua se forcat ruse kryen sulme kundër rajoneve Mykolaiv, Khmelnitsky dhe Rivne të Ukrainës.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko gjithashtu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram, duke thënë se në kryeqytet janë ndezur alarme për sulm ajror.
“Disa raketa të lëshuara drejt Kievit u shkatërruan nga forcat e mbrojtjes ajrore në rajon”, tha ai.
Sirenat në Kiev janë duke vazhduar./FolDrejt/