Rusia ka kritikuar vendimin e Danimarkës dhe Holandës për t’i dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16, duke thënë se kjo do të përshkallëzonte konfliktin, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16 çon në një përshkallëzim të konfliktit”, tha ambasadori rus Vladimir Barbin në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Ritzau.
“Duke u fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë”, tha ai.
Të dielën, Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të furnizonin avionët, me gjashtë të parët që do të dorëzoheshin në fund të vitit.