Rusia ka kryer stërvitje ushtarake me raketa tokë-ajër S – 400 në enklavën (territor i aneksuar) e saj perëndimore të Kaliningradit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Flotën Baltike.
Sipas agjencisë, gjatë stërvitjeve u vendosën edhe avionë luftarakë Su-27, transmeton Fol Drejt.
Sot, Rusia po zhvillon gjithashtu stërvitje në Ishujt Kuril të pretenduar nga Japonia. Shumë ekspertë të luftës e kanë cilësuar si një “provokim” këtë stërvitje nga Rusia, në një kohë ku po pushtohet Ukraina.
Japonia është një nga shtetet që ka intensifikuar sanksionet ndaj Rusisë./FolDrejt/