Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kryqëzori Moska u mbyt të enjten teksa po kthehej në port pas zjarrit dhe shpërthimit, shkruajnë mediat ruse.
Ministria tha më herët se anija e epokës sovjetike ishte dëmtuar rëndë nga zjarri, për të cilin Ukraina tha se ishte rezultat i një sulmi raketor nga forcat e tyre të armatosura.
Rusia ka deklaruar më parë se anija kryesore e flotës së saj të Detit të Zi, kryqëzori me raketa Moska, u dëmtua rëndë dhe se ekuipazhi i saj u evakuua pas shpërthimit./FolDrejt/