Rusia është larguar nga Këshilli i Evropës, organizata kryesore e kontinentit për të drejtat e njeriut, ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme të vendit.
Në një deklaratë për mediat, ministria e Jashtme ruse tha se shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ishin “jomiqësore ndaj Rusisë”, duke i akuzuar për keqpërdorim të shumicës së tyre në komitetin nderministror të Këshillit të Evropës.
Ministria ruse pretendoi se këto shtete “vazhdojnë politikën e tyre të shkatërrimit të Këshillit të Evropës dhe hapësirës së përbashkët humanitare dhe ligjore në Evropë”.
Këshilli i Evropës është organizmi më i vjetër politik i Evropës dhe synon të mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.
Ajo u krijua në vitin 1949 pas Luftës së Dytë Botërore./FolDrejt/