Banka e Rusisë ka thënë se po lejon bankat nga vendet e ashtuquajtura “jomiqësore” të transferojnë rubla jashtë Rusisë nga llogaritë korrespondente të hapura me institucionet ruse të kreditit, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Përballë presionit të sanksioneve, një kanal i tillë pagese do të ndihmojë në rritjen e qëndrueshmërisë së infrastrukturës ndërkombëtare të shlyerjeve”, tha banka qendrore./FolDrejt/