Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret që lehtëson procedurën për marrjen e nënshtetësisë ruse për të huajt që kanë nënshkruar kontrata ushtarake me ushtrinë ruse që nga fillimi i luftës, raportoi CNN.
Ata që kanë nënshkruar një kontratë njëvjeçare mund të aplikojnë për shtetësi përmes një procedure të thjeshtuar, sipas dekretit të publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Rusisë.
Dekreti i ri ndryshon një dekret të mëparshëm të lëshuar nga Putin shtatorin e kaluar që kërkonte që të huajt të shërbenin të paktën një vit dhe të angazhoheshin aktivisht në luftime për të paktën gjashtë muaj për t’u kualifikuar për një procedurë të thjeshtuar shtetësie, që do të thotë se versioni i ri nuk përfshin pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në beteja./FolDrejt/