Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ka lëshuar 527,000 pasaporta ruse për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia janë duke luftuar kundër Kievit.
Më herët, Rusia ka lëshuar 650,000 pasaporta të reja në rajon, pasi presidenti rus Vladimir Putin pati marrë vendim më 2019 për të thjeshtuar dhe zgjeruar procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona.
Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të Ukrainës.
Rusia ka ofruar mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës.
Këto zhvillime kanë ndodhur në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainës në javët e fundit, meqë autoritetet ruse patën rritur prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën dhe rajonin e Krimesë, që Moska ka aneksuar nga Ukraina më 2014.