Rusia realizoi 36 sulme me dronë gjatë natës mbi Ukrainën, kanë raportuar forcat ajrore të Kievit, shkruan Fol Drejt.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë në një deklaratë të martën se sistemet e saj të mbrojtjes kishin shkatërruar 27 dronë.
Sulmet duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani kishin në shënjestër rajonet Odesa, Mykolaiv dhe Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët ukrainas.
Moska lëshoi gjithsej 36 dronë të prodhuar nga Irani nga gadishulli i Krimesë i aneksuar nga Rusia.
Nuk u specifikua se cilat ishin objektivat e dronëve shpërthyes, dhe nëse ka pasur disa që i kanë arritur ato.
Guvernatori i Mykolaiv, Vitaliy Kim, tha në Telegram se një nga dronët ishte shkatërruar mbi rajonin e tij.
Nga pala ruse, sipas Al Jazeera-s, nuk pati komente./FolDrejt/