Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, hodhi poshtë akuzat e ShBA-së se Rusia po përgatit një pretekst për të pushtuar Ukrainën, duke e quajtur pretendimin si “dezinformim total”.
Zyrtarët amerikanë kishin paralajmëruar të premten se një përpjekje ruse ishte duke u zhvilluar për të krijuar një pretekst për trupat e saj për të pushtuar Ukrainën.
“Ne jemi të shqetësuar se qeveria ruse po përgatitet për një pushtim në Ukrainë që mund të rezultojë në shkelje të përhapura të të drejtave të njeriut dhe krime lufte nëse diplomacia nuk arrin të përmbushë objektivat e saj”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një konferencë, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv
“Si pjesë e planeve të saj, Rusia po hedh bazat për të pasur mundësinë e sajimin e një preteksti për pushtim”, ka shtuar ajo.
Duke folur me gazetarët të hënën, Lavrov tha se Rusia po pret një përgjigje me shkrim nga ShBA-ja këtë javë ndaj kërkesës së tyre për garanci që NATO-ja nuk do të zgjerohet në vendet ish-sovjetike, diçka që Uashingtoni dhe aleatët e tij e kanë kundërshtuar.