Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha se Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me perëndimin pasi sipas tij “Moska nuk ka nevojë për lidhje diplomatike me Perëndimin”.
Në postimet në rrjetet sociale, ai tha se ishte koha për të “bllokuar ambasadat” dhe se Moska do të vazhdojë sulmin e saj në Ukrainë.
Medvedev thekson se pezullimi i anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e Evropës mund të nënkuptojë se Rusia mund të rikthejë dënimin me vdekje.
Medvedev, i cili u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Vladimir Putin në vitin 2020 dhe tani shërben si nënkryetar i këshillit të sigurisë të Moskës, shkroi në rrjetin social rus VK se është koha për të “bllokuar ambasadat”.
Ai tha se Moska do të vazhdojë pushtimin e saj në Ukrainë derisa të arrijë qëllimet e përcaktuara nga Presidenti Vladimir Putin. Është e paqartë se cilat janë objektivat e sakta të Putinit.
Medvedev gjithashtu dënoi pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, por u mburr se kjo i ofronte Moskës një mundësi për të rivendosur dënimin me vdekje në ligjin rus./FolDrejt/