Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se SHBA-ja mund të ndikojë në vendimin e Ukrainës për të nisur bisedimet e paqes me Rusinë.
“Ajo që mungon është dëshira e Washingtonit, aspirata për të inkurajuar regjimin e Kievit për të bërë diçka konstruktive. Qëllimi është ndryshe, qëllimi është shkatërrues”, tha Zakharova në një intervistë për radion ‘Sputnik’, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Siç tha Zakharova, Ukrainës i është “ndaluar” mbajtja e bisedimeve të paqes me Rusinë.
Dje, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se “respektimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe kompensimi për humbjet” janë kushtet për fillimin e bisedimeve të paqes me Rusinë.
Zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin dhe kryediplomatin Sergey Lavrov, vazhdojnë të shfaqin qëndrimin e tyre “të hapur” për bisedime me Kievin pa parakushte./FolDrejt/