“Rusia nuk kërkon konfrontim dhe është e hapur për dialog të ndershëm me respekt të ndërsjellë, duke ndarë popullin amerikan, që e respekton atë, nga autoritetet amerikane, të cilat inkurajojnë rusofobinë dhe ata që u shërbejnë atyre”, tha ministria.
Rusia njoftoi sot se ka ndaluar 963 shtetas amerikanë të hyjnë në vend, duke përfshirë Presidentin Joseph Biden, Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken dhe kreun e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme theksoi se ky hap është një përgjigje ndaj sanksioneve që Shtetet e Bashkuara vendosin vazhdimisht ndaj Rusisë, dhe paralajmëroi se “veprimet armiqësore” do të vazhdojnë të marrin “përgjigjen e duhur”./FolDrejt/