Rusia thotë se po ndalon hyrjen për 52 politikanë irlandezë, duke përfshirë kryeministrin Micheal Martin, duke akuzuar Dublinin për “një fushatë agresive propagandistike anti-ruse”, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ndalimi përfshin zëvendëskryeministrin Leo Varadkar, ministrat e jashtëm, të drejtësisë dhe financave dhe disa parlamentarë.
Kjo është lëvizja e fundit e Rusisë kundër figurave të shquara nga vendet perëndimore që kanë dënuar luftën e saj në Ukrainë.
Si anëtare e Bashkimit Evropian, Irlanda i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj më 24 shkurt dhe të dy vendet kanë dëbuar disa nga diplomatët e njëra-tjetrës. /FolDrejt/