Kremlini ka thënë se Rusia ka ndaluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Pakti i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia që lejonte eksportin e drithit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi skadon sot dhe Kremlini tha se qëndrimi i Rusisë për marrëveshjen e grurit, nuk ishte i lidhur me incidentin në urën e Krimesë.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova u tha gazetarëve se Moska tashmë ka njoftuar Ukrainën, Turqinë dhe OKB-në se është kundër zgjatjes së marrëveshjes së grurit.