Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka thënë sot se Kosova dhe “patronët e saj perëndimorë, me sa duket të udhëhequr nga SHBA”, janë drejtpërdrejt përgjegjës për përkeqësimin e situatës në Kosovë.
“Përgjegjësia për degradimin politik në Kosovë dhe përkeqësimin e situatës së sigurisë bie tërësisht tek liderët e Kosovës, të udhëhequr nga i ashtuquajturi kryeministër i tyre Albin Kurti dhe patronat e tyre perëndimorë, për të cilët Uashingtoni është qartësisht lider. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në përgjigje të një pyetjeje të mediave për përkeqësimin e situatës në Kosovë, raporton media serbe Tanjug, transmeton Fol Drejt.