Tensionet dhe dallimet që kanë ndërmjet vete vërehen qysh në përballjen e parë.
Pavarësisht fytyrave të ashpra kreu i aleancës, Jens Stolenberg, priti të mërkurën në Bruksel liderët e delegacionit rus.
Bisedimet me zëvendësministrat e jashtëm e të mbrojtës ruse nuk ishin të lehta as kur ata u bashkuan me delegacionin amerikan.
Nga takimi që ka për qëllim shmangien e luftës në Ukrainë pas kërcimit rus me 100 mijë trupa rreth kufirit fqinj nuk pati ndonjë marrëveshje.
Por këto bisedime sipas shefit të NATO-s ishin të dobishme ngase të dy palët u pajtuan për vazhdimin e tyre.
Moska edhe këtu përsëriti kërkesën e saj për NATO-në të mos zgjerohet më tej në lindje duke u zotuar se nuk do të lejojë asesi Ukrainën të bashkohet me aleancën ushtarake.
Mirëpo, ky qëndrim që shihet si një kërcënim nga SHBA dhe perëndimi është i papranueshëm për NATO-në.