Një zonë e Moskës ku ndodhet ambasada britanike, është quajtur Sheshi i Republikës Popullore të Luhanskut, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Lëvizja vjen pasi rruga ku ndodhet ambasada amerikane u riemërua me emrin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetsku.
E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut, janë zona të Ukrainës të kontrolluara aktualisht nga separatistët pro-rusë, përcjell Klankosova.tv
Rusia është i vetmi vend që ka njohur rajonet e shkëputura.
Vendimi për të riemërtuar zonën erdhi pasi Rusia shpalli fitoren në rajonin e Luhanskut, duke marrë nën kontroll qytetet e saj kryesore