Rusia nisi sot stërvitjet ushtarake të Forcave Raketore Strategjike dhe vendosi raketa-hedhës të lëvizshëm “Yars”, të cilat mund të mbajnë koka bërthamore, në territorin e Siberisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se në kuadër të këtyre stërvitjeve, raketat “Yars” do të zhvendosen nëpër territorin e tre rajoneve të Siberisë, raporton AP.
Gjatë stërvitjeve ushtarake do të përdoren masa për fshehjen e vendndodhjes së “Jars” nga shërbimet e huaja inteligjente./FolDrejt/