Rusia dhe Bjellorusia nisën sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake që rritën tensionet dhe shtuan urgjencën në përpjekjet diplomatike të liderëve të NATO-s për të shmangur një pushtimin e Ukrainës.
Stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 20 shkurt, janë pika e fundit e mosmarrëveshjes midis Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian i quajti stërvitjet “një gjest shumë të dhunshëm”, derisa Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss bëri një vizitë në Moskë për të akuzuar Rusinë për përpjekje për të minuar sovranitetin ukrainas, shkruan France24, transmeton Klankosova.tv.
Udhëheqësit perëndimorë kanë paralajmëruar për javë të tëra se Rusia mund të përgatitet të përshkallëzojë një konflikt separatist tetë vjeçar në Ukrainën lindore.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po dërgon gjithashtu rreth 30 mijë trupa në Bjellorusi për stërvitjet e filluara sot.