Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Rusia nuk bindet! ShBA-të dërgojnë trupa në Gjermani e Poloni

ShBA-të do të dërgojë më shumë trupa në Gjermani dhe Poloni

3 vjet më parë
in BOTA
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Presidenti i SHBA tha, se do të dërgojë rreth 2000 trupa në Evropë. Kjo vjen pas rrjedhjes së informacionit nga dokumente që tregojnë se Uashingtoni është gati të bisedojë me Moskën për reduktimin e trupave dhe raketave.

Sipas raportimit të mediave amerikane gjatë së mërkurës (02.02), presidenti Joe Biden miratoi vendosjen e forcave ushtarake shtesë në Evropën Lindore. Sipas planit mësohet se SHBA do të dërgojë rreth 2000 trupa amerikane në Poloni dhe Gjermani, ndërsa 1000 trupa do të lëvizin nga Gjermania në Rumani.

Duke iu referuar korrespondentes së DW-së Teri Schultz, trupat në Poloni do të mbahen në gatishmëri të lartë. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, theksoi se ata nuk do të luftojnë në Ukrainë. “Nuk janë lëvizje ushtarake të përhershme” – tha ai. “Ata u përgjigjen kushteve të situatës aktuale”.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Një njësi operacionale e forcave ajrore, Stryker, e përbërë nga rreth 1000 anëtarë të shërbimit të SHBA që gjendet aktualisht në Gjermani, pritet të transferohet në Rumani, mësohet nga burime të Pentagonit. Po sipas tyre, rreth 1700 trupa, kryesisht nga Divizioni i 82-të Airborne, do të zhvendosen nga SHBA në Poloni. Rreth 300 anëtarë të tjerë do të shkojnë në Gjermani.

Korrespondenti i DW-së në Uashington, Oliver Sallet, e quajti këtë një lëvizje simbolike, duke pasur parasysh se tashmë ka 60.000 trupa amerikane të stacionuara në Evropë. Në një postim në Twitter, ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, përshëndeti dislokimin duke deklaruar se: “Forcimi i pranisë së SHBA në Poloni me 1700 trupa, është një sinjal i fortë solidariteti në përgjigjje të agresionit të mundshëm rus kundër Ukrainës”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përshëndeti gjithashtu këtë dislokim. Pas njoftimit, Kremlini tha se kjo ishte një lëvizje “e dëmshme”.

“Këto janë hapa tepër të dëmshëm që rrisin tensionin ushtarak dhe zvogëlojnë hapësirën për vendime politike” – tha zëvendësministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.

Reduktime të mundshme të raketave në Evropë

Lajmi mbi dislokimin e trupave amerikane erdhi pasi dokumentet e zbuluara nxorrën në dritë informacionin, se SHBA i tha Rusisë, se është e gatshme të diskutohet një marrëveshje për vendosjen e raketave.

E përditshmja spanjolle “El Pais” publikoi dy dokumente nga NATO dhe SHBA, që ishin përgjigje ndaj kërkesave ruse të sigurisë në Evropë. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të diskutojnë masat e transparencës reciproke të bazuara në kushte dhe angazhime reciproke, si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Rusia, për t’u përmbajtur nga vendosja e sistemeve të raketave sulmuese tokësore dhe forcave të përhershme me një mision luftarak në territorin e Ukrainës,” thuhet në dokumentin e SHBA-së.

SHBA tha se do të ishte e gatshme të diskutonte “një mekanizëm transparence për të konfirmuar mungesën e raketave Tomahawk në vendet e Aegis Ashore, në Rumani dhe Poloni”.

Sistemet amerikane Aegis Ashore janë krijuar për t’u mbrojtur kundër raketave me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi. Rusia pretendon se këto sisteme mund të armatosen me raketa Tomahawk me rreze të mesme veprimi dhe të përdoren për të sulmuar Rusinë. Dokumenti thotë, se do të duhet të konsultohet ngushtë me aleatët e NATO-s, veçanërisht me Rumaninë dhe me Poloninë.

Dokumentet nuk përmendin asgjë që ka lidhje me shpresat e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n – çështja kryesore që ka shqetësuar Moskën. Në dokumentin e NATO-s, 30 aleatë thanë se “rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.

Burimet konfirmuan për DW, se dokumenti i NATO-s me rrjedhje infomacionesh ishte me të vërtetë përgjigja e aleancës ndaj Moskës. Ky informacion u mbështet më vonë nga zëdhënësi Kirby i Pentagonit.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 130.000 trupa në kufirin me Ukrainën, së bashku me pajisje të rënda dhe furnizime, duke shkaktuar frikën e një pushtimi të afërt. Rusia ka mohuar se synon të pushtojë Ukrainën, por ka parashtruar kërkesa të ndryshme ndaj atyre që konsiderohen si kërcënime të NATO-s.

Rusia kërkon mbështetjen e Kinës

Presidenti rus Vladimir Putin, në reagimet e tij të para publike, akuzoi SHBA-në dhe aleatët e saj për injorimin e kërkesave të tyre kryesore, por tha se Moska ishte e hapur për bisedime për të ulur tensionet.

Ndërkohë, Kremlini njoftoi se Kina do të mbështeste Moskën për shqetësimet e saj të sigurisë, kur Putin të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore gjatë kësaj jave. Këshilltari kryesor i Kremlinit për politikën e jashtme, tha se “Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping mbajtën një qëndrim të përbashkët për sigurinë globale”.

“Është përgatitur një deklaratë e përbashkët mbi marrëdhëniet ndërkombëtare që hyjnë në një epokë të re” – u tha gazetarëve Juri Ushakov. Ai tha se kjo do të pasqyronte “pikëpamjet e përbashkëta” të Moskës dhe Pekinit për sigurinë.

Bisedimet Putin – Johnson

Të mërkurën (02.02), kryeministri britanik Boris Johnson foli me presidentin rus Vladimir Putin, në një telefonatë që mbërriti vonë, për shkak të problemeve të brendshme në Mbretësinë e Bashkuar. Johnson i tha Putinit, se çdo sulm i papritur në Ukrainë do të ishte një përllogaritje e gabuar dhe tragjike. “Kryeministri shprehu shqetësimin e tij të madh për aktivitetin aktual armiqësor të Rusisë në kufirin ukrainas” – tha një zëdhënës nga zyra e Johnson. “Ai theksoi nevojën për të gjetur një zgjidhje, e cila respekton integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën për vetëmbrojtje. Kryeministri theksoi se çdo sulm i mëtejshëm rus në territorin ukrainas do të ishte një përllogaritje e gabuar dhe tragjike.”

Sipas Kremlinit, dyshja shkëmbeu pikëpamje të hollësishme mbi krizën “e brendshme” të Ukrainës dhe kërkesat e sigurisë së Rusisë. Putin tërhoqi vëmendjen për “sabotazhin kronik të Kievit” në marrëveshjet e Minskut dhe vuri në dukje “mosgatishmërinë” e NATO-s për t’iu përgjigjur shqetësimeve të Rusisë. Përpara kësaj telefonate, Kremlini kish përqeshur politikanët britanikë për “marrëzinë dhe injorancën” e tyre./DW

Tags: GjermaniPoloniRusiaSHBA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Çfarë moti do të mbaj sot në Maqedoninë e Veriut

Lajmi tjetër

India nuk pret, i futet prodhimit të monedhës së saj dixhitale

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM