“Jo. Udhëtimi dhe fjalimi nuk janë planifikuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, këtë shtator nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Jo. Udhëtimi dhe fjalimi nuk janë planifikuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të pyetjes nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Në vend të presidentit Putin, tha Peskov, ministri i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, do të udhëheq delegacionin e zyrtarëve të nivelit të lartë të Moskës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të nis sesionin e saj të 77-të më 13 shtator, duke mbledhur së bashku udhëheqës nga 193 vendet anëtare./FolDrejt/