Zëvendësministri i Jashtëm i Kazakistanit, Shahrat Nurushev, tha se Rusia nuk mund të kërkojë dërgimin e trupave nga vendi i tij në Ukrainë.
Në një njoftim për gazetarët, Nurushev tha se mbështesin negociatat e drejtpërdrejta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
“Për fat të keq, ata nuk dëgjojnë njëri-tjetrin. Do të presim rezultatet e negociatave”, theksoi Nurushev.
“Rusia nuk mund të kërkojë të dërgojë trupa nga Kazakistani, për shkak se kriza aktuale nuk është nën juridiksionin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO)”, shtoi Nurushev, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nurushev tha më tej se “ambasadori britanik në Kazakistan u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat e deputetes britanik, duke shtuar se “presim deklaratën e tij për këtë temë”.
Margaret Hodge, anëtare e Parlamentit Britanik, shprehu propozimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Kazakistanit dhe Azerbajxhanit brenda fushës së sanksioneve kundër Rusisë ditë më parë.