Rusia do të lejohet të konkurrojë këtë vit në Eurovision, pavarësisht pushtimit të Ukrainës. Organizatorët e Eurovision Song Contest njoftuan se këngëtari/ja e përzgjedhur do të përfaqësojë Rusinë në festivalin më të madh muzikor në Evropë.
“Eurovision është një event kulturor jo politik”, thuhet në një deklaratë të dhënë për CNN. “EBU [Bashkimi Evropian i Transmetuesve] është megjithatë i shqetësuar për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.”
Ukraina raportohet se i ka kërkuar EBU që të ndalojë Rusinë të marrë pjesë në konkurs për shkak të pushtimit, transmeton Fol Drejt.
Rusia ende nuk e ka përzgjedhur performuesin/en që do marrë pjesë në konkurs. Ata kanë kohë deri në muajin mars për ta përzgjedhur. Ndërsa Ukraina pak ditë më parë zgjodhi grupin rep Kalush Orkestra për ta përfaqësuar në Eurovision, që do mbahet në Torinë të Italinë në muajin maj.
Grupi përfundoi i dyti në finalen e Ukrainës dhe fitoi me votat e publikut. Ata u zgjodhën për të zëvendësuar Alina Pash, e cila u largua nga konkursi mes polemikave rreth një udhëtimi që ajo bëri në Krimenë e kontrolluar nga Rusia./FolDrejt/