Sipas Al Jazeera-s, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se të gjitha anijet që do të udhëtojnë për në Ukrainë, do të konsiderohen si bartëse të ngarkesave ushtarake, transmeton Fol Drejt.
Rusia ka paralajmëruar se anijet që udhëtojnë në portet e Detit të Zi të Ukrainës do të konsiderohen si objektiva të mundshëm ushtarakë.
Në anën tjetër, Kievi tha se do të krijojë një rrugë të përkohshme detare për të vazhduar eksportet e grurit pas tërheqjes së Moskës nga një marrëveshje që lejonte dërgesat ushqimore nga portet e Ukrainës.
Por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se të gjitha anijet që udhëtojnë drejt Ukrainës, do të konsiderohen si transportuese potenciale të ngarkesave ushtarake në emër të Kievit dhe “vendet e flamujve të anijeve të tilla do të konsiderohen palë në konfliktin ukrainas”./FolDrejt/