SHBA-ja dhe aleatët e saj po përpiqen të kërcënojnë komunitetin ndërkombëtar me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, tha ministri i Jashtëm rus Lavrov
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, paralajmëroi SHBA-në dhe aleatët e saj që të mos përfshihen më thellë në situatën në Ukrainë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Lavrov mori pjesë nëpërmjet internetit në mbledhjen e komisionit të partisë politike “Rusia e Bashkuar” dhe bëri deklarata lidhur me çështjet aktuale.
Në vlerësimin e tij për deklaratat e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy se “NATO duhet të ndërmarrë sulm parandalues kundër Rusisë” Lavrov tha: “Në fakt ky person i paraqiti të gjithë botës një provë tjetër të kërcënimeve që burojnë nga regjimi i Kievit. Operacioni special ushtarak u fillua për eliminimin e këtyre kërcënimeve”.
SHBA-ja dhe aleatët e saj po përpiqen të kërcënojnë komunitetin ndërkombëtar me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, vuri në dukje Lavrov, i cili tha ndër të tjera se :
“Paralajmërojmë SHBA-në dhe sponsorët e tjerë të regjimit të Kievit që të mos përfshihen më thellë në situatën si palë të konfliktit. Bazat e politikës shtetërore dhe doktrinës ushtarake të Rusisë lidhur me fushën e parandalimit bërthamor nuk ndryshojnë. Përpjekjet e Washington-it dhe të atyre që i shërbejnë atij për të shtrembëruar këtë të vërtetë dhe pozicionin tonë synojnë të frikësojnë komunitetin ndërkombëtar dhe detyrojnë ata që kanë mend në kokë që të përparojnë në vijën e dështimit në drejtim të mbështetjes së Kievit në të gjitha aventurat e tij”.
Lavrov tërhoqi vëmendjen se NATO dhe Bashkimi Evropian (BE) vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe tha se “Zelenskyy dhe administrata e tij ka filluar t‘i imponojë NATO-s dhe BE-së kushtet e tij”.
– “Jemi kundër kufizimeve për përdorimin e burimeve fosile”
Lidhur me çështjen e sigurisë së mjedisit, Lavrov vuri theksin se duhet të “sigurohet balanca mes objektivave në luftën me ndryshimin e klimës dhe zhvillimin social ekonomik”.
“Ne jemi kundër vendosjes së kufizimeve për përdorimin e burimeve fosile dhe diskriminimit të disa burimeve të energjisë, që do të pakësojnë emetimet e gazeve serrë”, tha kryediplomati rus./FolDrejt/